Rezidenca e Donald Trump në Mar a Lago zuri faqet e para të mediave amerikane dhe botërore ditët e fundit, pas kontrollit që FBI ushtroi brenda saj për dokumente sekrete që ish presidenti mund të kishte marrë gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë. Resorti përrallor me 128 dhoma ndodhet në Florida dhe shumë njerëz janë kuriozë për detaje rreth saj.