Pas thirrjeve të shumta për dhurim gjaku nga ana e Qendrës Kombëtare për Transfuzion në Kosovë, tashmë gjendja e rezervave të tij konsiderohet e stabilizuar, por sigurimi i grupeve negative, mbetet kritik. Drejtoresha e kësaj qendre, kujton se tani listës së kërkesave i janë shtuar edhe ato të pacientëve të infektuar me COVID-19.