Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është paraqitur rreth orës 10.40 minuta në ambientet e SPAK. Byberi dyshohet se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion lidhur me një denoncim të bërë nga 300 banorë të Fierzëz, të cilët paditën kryebashkiakun e Tropojës në SPAK lidhur me një leje që ai i ka dhënë kushëririt të tij, për hapjen e një guroreje në një zonë pyjore. Sipas denoncimit të bërë nga banorët e zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushërinjtë e tij në shkelje të hapur të ligjit për konflikt interesi.