Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këmbëngul se protestat masive që kanë përfshirë vendin prej muajsh tashmë nuk janë pakënaqësi popullore ndaj qeverisjes shumëvjeçare të tij, por janë të nxitura nga jashtë. Vuçiç reagoi pas episodeve të dhunshme të regjistruara të enjten në qytetin e Novi Sadit, ku dhjetëra protestues mësynë zyrën lokale të partisë së tij, duke thyer xhamat dhe shkatërruar fasadën e objektit.