8 Marsi në ndryshim nga Shqipëria ku më së shumti shikohet një festë, në Kosovë një grup grash e vajzash kanë protestuar në kryeqytetin e Prishtinës duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi. Me thirrjet "Marshojmë, s'festojmë. Njëra-tjetrën ne e mbrojmë" ato marshuan në rrugët e Prishtinës, duke u ndalur para Prokurorisë, Policisë dhe Këshillit gjyqësor e për ta mbyllur tubimin para godinës së qeverisë. Protesta u organizua me moton “Revoltohemi për jetë me dinjitet”.