Dy të burgosur kanë tentuar të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë 313 në Tiranë. Sipas burimeve për Top Neës mësohet se kanë qenë dy të burgosur që kanë shfaqur shenja revolte gjatë kohës së ajrimit duke dhunuar gardianët e burgut. Duke përfituar nag situate e krijuar ata kanë tentuar të kalojnë rrethimet e burgut, por kanë mundur të lëvizin brenda territorit. Gjithë efektivët e policisë të burgut 313 janë vënë menjëherë në lëvizje duke neutralizuar largimin e tyre.