Në ditën e bekuar të kalendarit të besimtarëve të krishterë, atë të lindjes së Hyjlindëses Mari, restaurimi i manastirit të Spilesë në Gjirokastër po shkon drejt përfundimit. Shefi i ekzekutivit, Edi Rama e konsideron manastirin e Spilesë në Gjirokastër, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore teksa shkruan se ky monument po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe historinë shekullore, si një akt besimi, dashurie e përkushtimi për brezat që vijnë. Ministri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit, Blendi Gonxhja në një shkrim në rrjetet sociale, detajoi ndërhyrjet e realizuara deri më tani.