Restaurimi i rrugës Via Egnatia në Peqin, ka sjell reagimin e ashpër të studiuesit Auron Tare, i cili i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar në mënyrë të menjëhershme, atë që Tare e cilëson masakër në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri. Përmes një reagimi në rrjetin Facebook, Tare kritikon mënyrën se sip o trajtohet trashëgimia kombëtare, teksa ndërhyrjet në këtë rrugë i sheh si qesharake dhe absurde.