Ka shkuar në 10 numri I personave të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Restart”. 3 prej tyre kanë rënë në pranga në orët e fundit, pas kontrolleve të zhvilluara nga policia e Korçës. Operacioni në fjalë vjen në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës drejt Greqisë. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin trafikun e paligjshëm drejt vendit fqinj.