Banorët e Rrjollit në Velipojë zhvendosën përpara SPAK-ut protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në këtë zonë. Sipas banorëve, projekti po ndërtohet në tokat e tyre dhe akuzuan kompaninë e biznesmenit Bashkim Ulaj për falsifikim dokumentesh. Kjo është hera e dytë që këta banorë paraqiten në SPAK.