Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë janë përplasur me policinë, gjatë protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në zone, që ata pretendojnë se po ndërtohet në tokat e tyre. Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën Shëngjin–Velipojë si formë proteste, pas rikthimit të fadromave dhe makinerive për ndërtimin e resortit. Banorët pretendojnë se po iu vidhet prona dhe theksojnë se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi konflikti mbi pronësinë është ende në proces gjyqësor. Ndërkohë, në mars të vitit të kaluar, banorët depozituan gjithashtu një padi në SPAK kundër këtij ndërtimi.