Reshjet masive të shiut thuajse në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme, sidomos në zonat verilindore. Në Shkodër e Lezhë ka prezencë uji në banesa, rrugë dhe në tokat bujqësore, çka ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 3020 hektarë rokë, dhe gjithashtu 155 banesa kanë prezencë uji në oborre e stalla.