Top News – Reshjet e shiut, probleme nga jugu në veri/ Vështirësi në disa rrugë dhe mungesë energjie
11/12/2022 12:57

Top News - Reshjet e shiut, probleme nga jugu në veri/ Vështirësi në disa rrugë dhe mungesë energjie Reshjet e dendura të shiut që kanë mbërthyer vendin prej më shumë se 24 orë kanë fryrë lumenjtë dhe situata paraqitet problematike në disa zona. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pjesën fundore të tij, duke përmbytur tokat në disa fshatra të Krujës, kryesisht në fshatin Bubq. Po në qarkun e Durrësit, Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës, por nuk ka rrezik për banesa. Shkumbini është në nivelet maksimale në zonën e Çermës në Lushnje. Prurjet e lumit janë fryrë ndjeshëm në orët e fundit, ndërsa deputeti socialist i zonës, Erion Braçe u kërkoi banorëve që të tregohen të kujdesshëm. Sipas Braçes, situata përkeqësohet për shkak të shpyllëzimit në zonën e Librazhdit. Në Gjirokastër dhe Sarandë, disa akse dytësore kanë shembje të shpateve dhe rrëzime pemësh. Në Finiq ka pasur bllokime të aksit Zminec-Gravë ku është punuar gjatë natës për ta zhbllokuar. Në Delvinë ura e shembur e Vanës e bën të pamundur qarkullimin aktualisht për këmbësorët. Dropulli, Cepo dhe fshatra të bashkive Sarandë, Përmet, Delvinë , Libohovë dhe Finiq kanë probleme të furnizimit me energji elektrike. Në Lazarat ka probleme me daljen e ujërave të përroit kryesor ndërsa gjatë natës është përfshirë nga flakët kabina elektrike e zonës dhe aktualisht banorët janë pa energji. Në Vlorë, Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të erës me shpejtësi deri në 25 metër /sek dhe deti me fuqi dallge deri në 8 ballë. Në zonën e Lumit të Vlorës ,në afërsi të fshatit Brataj janë regjistruar rrëshqitje gurësh.Po kështu gjithë zona nga Orikumi,Dukat ,Llogora e deri në Himarë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike,për shkak të erërave të fuqishme. Në qarkun e Elbasanit, një biznes te ura e Shkumbinit dhe një banesë në fshatin Mjekës rrezikonin përmbytjen, por janë shpëtuar nga ndërhyrja e autoriteteve. Gjatë natës ka pasur prani inertesh ne aksin Elbasan-Q.Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne furnizimin me energji elektrike ka pasur disa nderprerje ne Nj.A Rrajce, Nj.A Sterbleve, Nj.A Mollas, Nj.A Shushice. Ne terren jane punonjesit e OSHE te cilet po punojne per riparimin e defekteve.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04