Vijon të mbetet e njëjtë situata në Qarkun e Dibrës. Në orët e para të mëngjesit intensiteti i reshjeve të borës është dobësuar. Trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon 35 cm, ndërsa në zonat e thella arrin në 70 cm. Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë mundësi kompanive kontraktore të avancojnë me hapjen dhe kriposjen e rrugëve. Vijon të mbetet i mbyllur bajpasi i Murrizit, janë 3 mjete borëpastruese që po punojnë për hapjen dhe kriposjen, me gjasë për tu hapur në orët e mesditës.