Reshjet e fundit kanë shkaktuar vështirësi në shumë rrugë, duke përfshirë ato kombëtare dhe rrugët rurale. Në fshatin Kovashicë, që i përket njësisë administrative Shupenzë, pjesë e bashkisë Bulqizë një rrugë prej rreth një kilometri e shtruar me asfalt nga bashkia ka pësuar rreshkitje, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Banorët ankohen se kjo rrugë dëmt-ohet sa herë që ka reshje dhe fajësojnë kompaninë e angazhuar për rehabilitimin e saj, duke thënë se punimet nuk janë kryer sipas standardeve të duhura. Ata kërkojnë masa të menjëhershme, pasi po afron dimri dhe ka frikë se kjo rrugë mund të bëhet e pakalueshme.