Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës. Bashkia ka vënë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltes nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.