Reshje të dendura dëborë kanë mbuluar qarkun e Korcës në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, teksa termometri shënon temperatura të ulta, nën zero gradë Celsius. Trashësia e dëborës është unform në territoret mbi 1000 metra, ku kushtet klimaterike kanë shënuar temperaturën - 4 gradë Celsius. Mësohet se trashësia e dëborës, varjon nga 5 deri në 12 centmetër, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, apo edhe lëvizjen e nxënësve drejt shkollave.