Në Korçë trashësia e borës varion nga 15-35 cm. Sipas të dhënave akset nacionale janë te kalueshem normalisht. Të kalueshëm pa probleme janë edhe segmentet Korçë- Dardhë dhe Korçë -Voskopojë. Sakaq për shkak të situatës së rënduar të motit autoritetet greke vijojnë të mos lejojnë kalimin në kufi të autobusëve dhe kamionëve.