Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë protagonist në fushën ku luhet politika e 140 deputetëve të majtë e të djathtë. Shpesh pa respektuar asnjë prej rregullores së kuvendit, Berisha edhe në seancën e kësaj të hëne nuk la pas akuzat dhe replikat e forta me kryeministrin Rama, duke filluar nga Parku i Butrintit, e deri tek çështja e teatrit kombëtar.