Ish kryeministri Italian Matteo renzi e zhyti në krizë qeverinë aktuale të fqinjit tonë përtej Adriatikut me vendimin për të tërhequr partinë e tijtë qendrës nga koalicioni qeverisës, duke e zhytur sërish vendin në kaos politil pikërisht në kohën kur përballet me emergjencën e koroanvirusit. Duke folur në një konferencë të shumëdiskutuar për shtyp, renzi tha se dy ministre të partisë së tij Italia Viva do të jepnin dorëheqjen.