Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si dramatike, situatën e krijuar në Shqipëri nga rënia e vlerës së Euros. Në në deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se nga rënia e euros përfitojnë persona që ish kryeministrit i quan ‘përbindëshat e trafiqeve’. Më tej, ai theksoi se forcimi i lekut shqiptar është “jashtë çdo logjike”, duke shtuar se një ngjarje e tillë nuk është krenari, por turp kombëtar.