Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 konfirmojnë drejtpërdrejt rënien e sektorit të blegtorisë dhe tërthorazi rënien e numrit të lopëve, dele dhe dhive në vend. INSTAT ka raportuar sasinë e qumështit të grumbulluar në vendin tonë përgjatë vitit 2024. Sipas raportit, vitin e kaluar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, duke shënuar rënie me 6.6 për qind në krahasim me vitin 2023.