Pas shumë kërkimeve brenda apo jashtë vendit, Policia e Lezhës arrestoi 39 vjeccarin e shpallur në kërkim për vrasje dhe të kategorizuar nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë. Aksion i koduar “Lalm i Ri”, në të cilin u angazhuan jo vetëm efektivët e policisë së Lezhës, por edhe forcat “Renea” u mbyll me arrestimin e Edmond Përdodës, person në kërkim për vrasjen e kryer në prill të viti 2020.