720 efektivë të strukturave speciale, që ndodhen në vijnë e parë të përballjes me krimin e organizuar dhe individët me rrezikshmëri të lartë shoqërore. do të përfitojnë rritje pagash. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu sqaroi se rritja prek tre strukturat e posaçme të Policis së Shtetit: RENEA-n, Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Konkretisht, për forcat speciale RENEA paga rritet me 250 mijë lekë (rreth 250 euro), ose 20% më shumë. Për Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, paga rritet me 140 mijë lekë, ose rreth 14%.