Rëndohet frikshëm situata e motit të keq në Japoni. Më shumë se 5 milionë banorë kanë marrë urdhër evakuimi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur pjesën jugperëndimore të vendit. Paralajmërimi më i fortë për evakuim, i nivelit 5, u lëshua të shtunën për më shumë se një milion banorë në prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima.