Në një kohë kur në Prishtinë dhe Tiranë janë shtuar zërat që ngrenë dilema mbi rëndësinë që ka marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara për Kombin Shqiptar, Ekrem Bardha, biznesmeni i suksesshëm shqiptar matanë Atlantikut vjen me një libër për t’ua kujtuar. Libri “E vërteta, pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora” u përurua në një ceremoni të organizuar në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe vetë autori.