Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën e tyre për t’u tërhequr nga rekursi i bërë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e PD. Në një prononcim për Top Neës, ish-nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj pranoi dorëzimin e kërkesës në Gjykatën e Larë, teksa sqaroi se gjithçka është qartësisht e dukshme, se ai dhe përfaqësuesi ligjor i tij aderojnë në një forcë tjetër politike, dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.