Një sesion konfliktual dhe me një aktivitet formal dhe që vendos rekorde historike, kështu e cilëson në një raport të tijin, Instituti I Studimeve Politike, sesionin e fundit parlamentar. Sipas institutit, sesioni I kaluar ka patur dobësim të dukshëm të aktivitetit parlamentar, ku rreth 50% e aktivitetit ka qenë formale, me një mazhorancë që miraton akte ligjore pa debat dhe një opozitë që tenton të pengojë fizikisht dhe me mjete joparlamentare funksionimin e Kuvendit. Raporti thekson edhe rekordin historik të miratimit të buxhetit të shtetit 2024 në vetëm 8 minuta, apo thënë ndryshe, 1 ligj në 2 minuta.