Shqipëria ka regjistruar një rekord të ri udhëtarësh edhe gjatë vjeshtës. Referuar të dhënave të fundit nga Instat, vetëm në muajin tetor kanë hyrë në vend mbi 1 milionë e 380 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj, duke shënuar kështu një rritje me 9,6 për qind, krahasuar me tetorin e vitit të shkuar. Nga këto 761 mijë e 636 kanë qenë shtetas të huaj, duke u rritur me 9.3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.