Vlera totale e kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë në Kosovë gjatë vitit 2025, arriti në gati 2.7 miliardë euro, me një rritje prej gati 100 milionë euro në krahasim me vitin 2024. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, kjo është shifra më e lartë e kredive të reja të regjistruar ndonjëherë në vend, duke reflektuar një aktivitet të shtuar kreditues si në sektorin e ekonomisë familjare ashtu edhe atë të biznesit.