Top News – Rekord infektimesh në Kosovë/ Zyrtarët paralajmërojnë ashpërsim të masave
01/04/2021 18:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se janë regjistruar 12 vdekje dhe 975 raste të reja me sëmundjen COVID-19. Rastet e reja dalin pas 5010 testeve dhe përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve ditore që Kosova ka regjistruar që prej shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 marsin e kaluar. Numri më i madh të infektimeve është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 328 raste. Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 893 pacientë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vlerëson ndërkohë se situata me pandeminë e koronavirusit në Kosovë është shqetësuese dhe nuk përjashton që autoritetet të ndërmarrin masa shtesë. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që zhvilloi të enjten, më 1 prill, me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Vitia dhe Kosnett, sipas një njoftimi të MSH-së, thuhet se kanë vlerësuar se për shkak të situatës shqetësuese, kërkohet respektimi i masave që janë në fuqi. Ata kanë shtuar se pandemia ka përkeqësuar situatën në rrafshin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik dhe social. Kosova më 29 mars nisi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pasi pranoi 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas Planit shtetëror të vaksinimit, fillimisht do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Top Channel/ Kurti para zgjedhjeve “zbutet” me Serbinë: Duhet të normalizojmë marrëdhëniet!
24/12 15:21
Top Channel/ Terroristët e Ibër-Lepencit/ Gjyqi i serbëve që akuzohen për sulmin në kanalin e ujit
24/12 12:30
Top News- Kosova armatoset me PANZERFAUST 3, blindohet FSK me sistemin antitak/ Çfarë është?
23/12 22:55
Top Channel/ Vota nuk numërohet për vitin e ri në Kosovë, KQZ bën mjoftimin e réndësishëm
23/12 20:06
Top News- Sërish armë e municione në veri/ Ishin fshehur në një banesë të pabanuar, asnjë në pranga
23/12 16:44
Top Channel/Kurti “kafshon gjuhën” para zgjedhjeve:Rreshton arritjet dhe zbut retorikën me opozitën!
23/12 12:19
Top News- Pak para ekzekutimit të Liridonës/ Pamjet, Naim Murseli sinjalizon autorët e vrasjes
22/12 16:41
Top Channel/ Del video, si u planifikua eliminimi i Liridona Ademit nga bashkëshorti
22/12 15:26
Top News- Kundërtanke gjermane në Kosovë/ Armatimet që përdoren nga NATO, pjesë e FSK
22/12 14:39
Top News- Kosova vijon fushatën elektorale/ Beteja për votat, partitë ‘hapin thesin’ e premtimeve
22/12 14:15
Top Channel/ Kosova nën mbrojtjen amerikane: Jo shkëmbime territoresh, kujdes nga rusët
19/12 22:42
A do të jetë OSMANI presidente në KOSOVË?/ Çollaku tregon planet
19/12 20:11
Top Channel/ Dumani, detyrë të re në Kosovë?/ Ish- kreu i Spak, mund të angazhohet këshilltar në…
19/12 19:44
Top News- Eurodeputetët letër KE/ Kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
19/12 17:38
Top Channel/ BE hoqi masat ndaj Kosovës, Kurti: Të padrejta që në fillim!
19/12 14:40
Top News- Kosova nuk i mban mëri BE-së/ Kurti mirëpret heqjen e masave: Ulëm tensionet në veri
19/12 14:37
Top News- Pranga ish-ministrit e 6 zyrtarëve/ Goditet korrupsioni në Kosovë, abuzuan me shpronësimet
19/12 10:52
Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
DIGITALB DIGITALB