Shtetet e Bashkuara regjistruan të enjten numër rekord të të infekturave nga koronavirusi – mbi 40,000 – bënë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Rekordi i mëparshëm në SHBA, i regjistruar nga ky institucion, ka qenë më 24 prill me 36,400 raste të reja, ndonëse atëbotë janë bërë më pak teste. Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar gjithsej mbi 2.4 milionë të infektuar me koronavirus dhe mbi 122,370 viktima – më shumë se çdo vend tjetër në botë.