Pas ndërprerjes së negociatave tregtare me Kanadanë, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave shtesë doganore prej 10 për qind, duke e quajtur këtë një përgjigje ndaj “aktit armiqësor” të autoriteteve të Ontarios. Shkak u bë transmetimi i një reklame antitarifore që, sipas Trump, përmbante keqinterpretim të fakteve dhe sulme ndaj politikës së tij tregtare. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “Për shkak të keqinterpretimit serioz të fakteve dhe aktit armiqësor, unë po e rris tarifën ndaj Kanadasë me 10 për qind mbi atë që po paguajnë tani”,