Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e hapësirave mes pallateve në kryqëzimin e rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”. Ai tha se ekipet po ndërhyjnë për transformimin e zonës, e cila pas investimit pritet ta rrisë vlerën e pronës përreth me 30-40%.