Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga përfundimi i procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit. Kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve si dhe i ka ftuar të regjistrohen, pasi sipas tij, në këtë mënyrë Qeveria dhe Bashkia, e kanë më të thjeshtë të dinë se ku duhet të investojnë.