Procesi i regjistrimit të popullsisë së Kosovës, i cili ka nisur që prej 5 prillit, ka përfunduar të premten e 17 majit. Të dhënat e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se janë regjistruar mbi 1 milionë e 420 mijë banorë, ndërkohë që rezultatet paraprake të regjistrimit do të publikohen brenda tre muajve të ardhshëm.