Përpjekjet e bullgarisë për të krijuar një minoritet në Shqipëri dështuan. Në vitin 2017 ka pasur presion ndaj Shqipërisë dhe Komitetit Europian për njohjen e pakicave bullgare me pretendimin se një numër i konsiderueshëm minoritarësh jetonin në Pustec, Gollobordë të Dibrës, Gorë të Kukësit dhe Prespë të Korçës. Rezultatet e Censit tregojnë për vetëm 7 mijë banorë në të gjithë republikën e Shqipërisë që vetëdeklarohen bullgarë.