Kryeministri Edi Rama nisi këtë të premte Asamblenë e Zgjeruar të PS nga Fieri ku foli për një sërë çështjesh të aktualitetit në vend që nga arsimi e deri tek Reforma në Drejtësi. Sipas numrit një të qeverisë, reforma në drejtësi po jep frytet e saj, teksa duke komentuar aksionet e SPAK u shpreh se është vetëm fillimi i fundit.