Grupi i dialogut dështoi të prodhonte konsensus mes shumicës dhe pakicës partlamentare, në këto kushte Partia Socialiste depozitoi e projektligjin që adreson ndryshimet në kod zgjedhor. Në dokumentin që mban firmën e Bledi Çuçit, Damian Gjiknurit, Klotilda Bushkës, Blerina Gjylametit, Toni Gogut, Klevis Xhoxhit dhe Arben Përllumbit, socialistët adresojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përcaktojnë modalitetet për votën e emigrantëve si dhe një formulë të re për përcaktimin e herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë apo koalicionit, ku herësi nuk do të jetë më i madhe se shtatë mijë vota.