Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga një delegacion shqiptar, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Gjermani, ku në fokus ishte ecuria e reformave në Shqipëri. Në Berlin, Gjiknuri u ndal në Ministrinë e Jashtme Federale ku u takua me ambasadoren Susanne Schutz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës.