Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar këtë të mërkurë për qëndrimin e OSBE/ODIHR duke vlerësuar thirrjen e tyre për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. Basha u bëri thirrje palëve të ndalin lojërat politike për interesat vetjake dhe të nisin të gjithë bashkë punën për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore.