Mengjesin e kesaj te premte kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në takim ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Takimi u zhvillua ne selinë e Partisë Demokratike, dhe meohet se tema e diskutimit është reforma zgjedhore. Kjo vjen para mbledhjes së Këshillit Politik këtë të premte në orën 12:00 ku palët do të ulen sërish për çështjet e padakordësuara për reformën zgjedhore si hapja e listave 100 përqind dhe koalicionet ku opozita e bashkuar kërkon rekomandimin e ODIHR. Më herët kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në selinë blu zëvendës ambasadoren amerikane Leyla Moses Ones, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.