Katër projekt-idetë e Partisë Socialiste për reformën territoriale nuk mirëpriten nga Partia Demokratike. PS nuk ka depozituar asnjërën prej tyre në komisionin e posaçëm parlamentar, por propozimet u shpalosën para grupit parlamentar të mazhorancës dhe ministrave të qeverisë Rama gjatë mbledhjes së përbashkët të mbajtur të shtunën.