Top News – Referendum për shtetësinë në Itali / Pritet pjesmarrje e ulët, procesi në rrezik dështimi
08/06/2025 14:18

Italianët do të votojnë për dy ditë, të dielën dhe të hënën, në referendumet që do t’u lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, dhe do të ofronin më shumë mbrojtje për vendet e punës. Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon ta çojë këtë proces drejt dështimit, nëse pjesmarrja nuk do të jetë e mjaftueshme. Zërat që kërkojnë ndryshime në ligjin për shtetësi besojnë se ato do të ndihmojnë italianët e gjeneratës së dytë, prindërit e të cilëve nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, që të integrohen më mirë në kulturën që e konsiderojnë të vetën. Këngëtari italian, Ghali, i cili ka lindur në Milano, por prindërit i ka nga Tunizia, u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë, duke theksuar se referendumi rrezikon të dështojë nëse të paktën 50 për qind, plus një banor me të drejtë vote, nuk marrin pjesë në këtë proces. “Kam lindur këtu, gjithmonë kam jetuar këtu, por e kam marrë shtetësinë vetëm kur mbusha 18 vjeç”, tha Ghali, duke bërë thirrje që të votohet për uljen e afatit ligjor për të aplikuar për shtetësi, nga 10 vjet në pesë. Rregullat e reja, nëse miratohen, do të ndikojnë në statusin e 2.5 milionë të huajve që ende nuk njihen si shtetas. Këto propozime janë bërë nga sindikata kryesore e Italisë dhe partitë opozitare të krahut të majtë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se do të paraqitet në qendrat e votimit, mirëpo nuk do të votojë, veprim që është përshkruar nga e majta si jodemokratik, meqë nuk do të ndihmojë në arritjen e përqindjes së nevojshme që referendumi të konsiderohet i vlefshëm. Mbështetësit besojnë se kjo reformë do të përshtaste ligjin italian të shtetësisë me shumicën e ligjeve të vendeve të Bashkimit Evropian, duke promovuar integrim më të madh për banorët me leje të përhershme qëndrimi. Kështu, këtyre individëve do t’iu ofrohej një akses më i lehtë në të drejtat civile dhe politike, sikurse e drejta për të votuar, e drejta për punësim në institucione publike, dhe liria për të lëvizur brenda BE-së.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58