Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE u reduktuan me rreth 2 miliardë lekë gjatë periudhës janar-prill 2024. Krahasuar me 4-mujorin e parë 2023, OSHEE raporton një reduktim me 3 për qind, ku peshën kryesore në zbutjen e borxhit e kanë dhënë subjektet private, si dhe klientët familjarë.