Aktorët e Hollivudit njoftuan se do t'i bashkohen një greve të skenaristëve, duke nisur atë që parbën edhe mbylljen më të madhe në industrinë e filmit në më shumë se 60 vjet. Shoqëria e Aktorëve të Ekranit (SAG) po kërkon nga gjigantët e transmetimit që ata të bien dakord për një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe për kushte më të mira pune. Rreth 160.000 performues pritet të bëhen pjesë e grevës gjatë ditës. Kjo grevë bën që shumica dërrmuese e prodhimeve filmike dhe televizive në SHBA do të ndalen. Yjet Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt lanë në gjysmë premierën e filmit të shumëpritur të regjisorit Christopher Nolan, “Openheimer”, në Londër mbrëmjen e të enjtes, pasi u shpall greva.