Top News – ‘Rebelim’ kundër Netanyahut / Letër e hapur Trumpit: T’i japim fund luftës në Gaza
04/08/2025 12:41

Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi Qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gazë. “Është vlerësimi ynë profesional që Hamasi nuk paraqet më kërcënim strategjik për Izraelin”, shkruan në një letër të hapur ish-zyrtarët. “Fillimisht, kjo ishte një luftë e drejtë, luftë mbrojtëse, por kur ne arritëm të gjitha synimet ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni luftë e drejtë”, tha Ami Ayalon, ish-drejtori i shërbimit të sigurisë, Shin Bet. Lufta, që po i afrohet muajit të 23-të, “po e çon Izraelin drejt humbjes së sigurisë dhe identitetit të tij”, paralajmëroi Ayalon në një video të publikuar së bashku me letrën. E nënshkruar nga 550 persona, përfshirë ish-shefat e Shin Bet dhe agjencisë së spiunazhit, Mossad, letra i bën thirrje Trumpit që “të shtyjë” kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, drejt një armëpushimi. Në javët e fundit, Izraeli po përballet me presion të madh nga ndërkombëtarët që të pranojë një armëpushim, i cili do të mundësonte lirimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gazë dhe shpërndarjen e ndihmave nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në territorin palestinez. Por, disa në Izrael, përfshirë ministra të Qeverisë së Netanyahut, po kërkojnë që forcat izraelite të vazhdojnë ofensivën dhe që Gaza të pushtohet tërësisht ose pjesërisht. Letra po ashtu u nënshkrua nga tre ish-krerët e Mossadit: Tamir Pardo, Efraim Halevy dhe Danny Yatom.

Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
DIGITALB DIGITALB