Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra në një krim të organizuar nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka kërkuar të njihet me prokurorin që po heton çështjen. Leonard Ademaj ka falënderuar policinë dhe prokurorinë për punën e mirë të bërë deri tani, por ka theksuar se familja e Liridonës nuk është pyetur asnjëherë dhe madje nuk është njoftuar mbi prokurorin që po heton çështjen.