Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar ashpër lidhur me masakrën e Velipojës, e cila shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, duke e konsideruar këtë ngjarje një alarm të fortë për strukturat e shtetit. Në postimin e saj në facebook, Ademi ia ka faturuar përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje të rëndë, Ministrisë së Turizmit dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit e cila duhet të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.