Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e 22 marsit të vitit të kaluar për vulën e Partisë Demokratike, duke ia lënë atë grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe rikthyer çështjen për rigjykium në Gjykatën e Shkallës së Parë. Disa minuta pas vendimit, reagoi në rrjetet sociale edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se fjala e Gjykatës së Apelit nuk është një ditë triumfi për askënt, por një moment reflektimi dhe ogur i mirë për demokratët.